Platformë edukative për kripto dhe asete digjitale

Kush eshte Shqipdona

Kush është Shqipdona?

Shqipdona Ademaj është një nga mentoret më të njohura të kriptovalutave në Kosovë, e cila ka ndërtuar një komunitet të tërë edukimi financiar të bazuar në përvojë reale jo në teori, e as në spekulim.

Rrugëtimi i saj në crypto filloi vite më parë jo si një eksperiment, por si mënyrë për të ndërtuar pavarësinë financiare. Fitimet e para nga tregtia e kriptovalutave i mundësuan të hapë biznesin e saj të parë fizik në Kosovë: Konak Guest House në Prishtinë, ndjekur nga investimet në Bora Hostel në Pejë dhe Wander Balkans. Investime të filluara në vitin 2016.

Me një investim gjashtë shifror të ndërtuar nga zero përmes crypto dhe e-commerce në vitin 2016, Shqipdona nuk ishte thjesht një investitore. Ajo ishte një krijuese që përdori teknologjinë për të ndërtuar biznese që promovonin shtetin e Kosovës përmes turizmit.

Gjatë viteve 2021–2022, pas sfidave personale dhe mashtrimeve në bashkëpronësi, ajo u tërhoq nga Bora Hostel dhe Wander Balkans. Aty nisi rikthimi i saj i plotë te fokusi kryesor: crypto si profesion, tashmë nuk ishte thjesht pasion të cilit i falenderohej në cdo sekond të jetës së saj, jo thjesht si mjet për të fituar, por si mënyrë jetese me mendje të kthjellët dhe sistem të disiplinuar.

Që nga ajo kohë, Shqipdona ka ndihmuar qindra persona të kuptojnë tregun, të shmangin manipulimin, dhe të ndërtojnë portofol me vetëdije jo me panik.

Në vitin 2023, pas kërkesave të shumta nga ndjekësit në Instagram dhe TikTok, lindi Crypto Masterclass një trajnim i strukturuar, me sistem që rrjedh nga përvoja, analiza dhe disiplinë e përditshme.

Sot, Shqipdona është intervistuar në media si RTV Dukagjini, Klan Kosova, ATV dhe të tjera, ku ka ndarë historinë e saj të vërtetë dhe ndikimin që crypto ka pasur në jetën dhe rritjen e saj profesionale.

Ky nuk është një kurs, apo portal nga dikush që sapo ka hyrë në crypto.
Ky është një trajnim i vërtetë, i mbështetur në përvojë shumëvjeçare, fitime reale, humbje të mësuara, dhe një metodë që funksionon. Një pjesë të vogël të trunit të Shqipdonës do ta gjeni në këto shkrime.